Pak ditë më parë, kampioni i botës në fuqi në UFC për peshat e lehta, Khabib Nurmagomedov, ftoi publikisht për një duel, kampionin e botës në boks, Floyd Mayweather.

Boksieri amerikan iu përgjigj pozitivisht ftesës së rusit, ndërsa tashmë konfirmohet zyrtarisht që mes tyre do të ketë një ndeshje.

Supersfida, e cila mezi pritet nga të apasionuarit e boksit dhe kickbox-it do të zhvillohet në 4 Maj të vitit që vjen.

Mendohet se sfida do të jetë në boks, gjë e cila favorizon Mayweather, i cili numëron 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, shkruan “DuaLajm.com“.

Por nga ana tjetër, Khabib e ka marrë shumë seriozisht këtë ndeshje, pasi siç thuhet së fundmi në mediat e huaja, ka filluar të stërvitet nga legjenda e boksit, Mike Tyson, i cili do të jetë trajneri i tij.

30-vjeçari rus numëron 27 fitore dhe anjë humbje në karrierën e tij, ku më e fundit ishte fitorja madhështore ndaj një prej legjendave të kickbox, Conor McGregor, ku mbrojti titullin kampion bote për peshat e lehta.