Banorët e ‘Unazës së Re’ kanë hyrë në ditën e 139 të protestës së tyre.

Ata vijojnë të kërkojnë që të anulohet urgjentisht projekti i ‘Unazës së Re’ dhe hajdutët e tij të vihen para ligjit. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balli duke folur për Kongresin e Partisë Socialiste tha se kjo parti kongresin e vërtetë e zhvillon me bandat dhe me narkotrafikantët.

Ai tha se qytetarët janë gati të sakrifikojnë çdo gjë, që kryeministrin Rama ta largojnë nga pushtetit dhe ta çojnë më pas si të ‘pandehur’ para drejtësisë.

“Kongresi i vërtetë i Partisë Socialiste është në Surrel me bandat, sepse Kongresi i PS-së bëhet nga narkotrafikantët që me këtë miqësi me bandat futën drogën në shkolla.  Këto të gjitha i dimë. Dosjen 339 dhe dosjen 184 nuk e ka përgjuar as Rama as Tahiri, në këto dosje nuk vërtetohet asgjë tjetër vetëm se krimi i organizuar.

Nëse Rama mendon se kemi vetëm tre kërkesa gabon rëndë. Gabon sepse ne jemi gati të sakrifikojnë gjithçka jo vetëm duke e larguar nga pushteti por edhe të çohet përpara drejtësisë. Ku keni parë në një vend të botës një kryeministër që shan qindra dhe mijëra protestues. Ne i themi Ramës që ti je një hiç i shumëzuar me asgjë”-tha mes tjerash Klevis Balliu.