Shën Valentini po afron dhe shumë persona kanë nisur të planifikojnë mënyrën sesi do ta festojnë festën e të Dashuruarve.

Mirëpo ekziston një vend i cili, nuk do të mund të festojë festën e 14 shkurtit.

Bëhet fjalë për shtetin pakistanez, në të cilin Shën Valentini kosniderohet tabu.

Në këtë ditë, jo vetëm që është i ndaluar çdo mënyrë festimi, por nuk mund të shqiptohet termi Shën Valentin, apo të përmendet në televixion, media apo internet.

Kjo pasi festimi i 14 shkurtit, shihet si një formë e imperializmit të Perëndimit, në kundërshtim me ndjenjën kombëtare.

Në 2016-ën, vetë presidenti u shpreh kundër ditës së Shën Valentinit, si festë që vë në rrezik vlerat e shtetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook