Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi ka mbërritur në Presidencë ku do të takohet me Kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Mësohet se ky takim po zhvillohet pas kërkesës formale të dërguar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati drejtuar Presidentit Meta për plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.

Pas letrës së Bushatit, Presidenti Meta ka nisur një procces konsultimesh me ish-Presidentët e mëparshëm. 

Takimi me ish-presidentin Bamir Topi vjen pas takimit që ka patur në mëngjes Meta me ish-presidentin Nishani.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook