Mbase nuk e keni menduar më herët, por ushqimi është vendimtar për të konceptuar një fëmijë.

Sipas të studimeve të fundit, gratë që kërkojnë të sjellin në jetë një fëmijë duhet të rregullojnë dietën ushqimore para se të ndërmarrin këtë hap.

Femrat që nuk përfshijnë në dietën e tyre frutat, perimet, por konsumojnë shpesh ushqime të thata rrezikojnë të mos ngelin shtatzënë.

Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit, pasi morën të dhënat e afro 6 mijë grave nga vende të ndryshme të botës.
Studimi u bazua në disa sondazhe për dieta ushqimore si fruta perime, pizza, pula dhe patate te skuqura.

Të dhënat tregojnë se femrat që konsumojnë të paktën 4 herë në një javë ushqime të thata, ju duhej më shumë se 1 muaj që të mbesnin shtatzënë dhe në disa raste më ekstreme periudha shkonte deri në 1 vit.

E përkthyer në përqindje udhëheqësi i studimit, raporton se femrat që ushqeheshin në mënyrë jo të shëndetshme mundësia për të mbetur shtatzënë ulej me 16%.

Ndër të tjera këshillohet që femrat duhet të kujdesen për ushqimet e tyre dhe para se të nisin shtazaninë, pasi një dietë me cilësi të lartë përmirëson pjellorinë dhe zvogëlon kohën për të mbetur shtatzënë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Këto tri ushqime mbrojnë sytë dhe trurin nga lodhja