Një grusht arra në ditë mund të parandalojë sëmundjet e zemrës dhe kancerin e zorrës së trashë, sugjeron një studim i ri.

Konsumimi i 1/3 e kupës me arra për 6 javë ul në mënyrë të konsiderueshme prodhimin e tepërt të acideve të biles, si dhe ul nivelet e kolesterolit të “keq” LDL.

Sipas shkencëtarëve, përmbajtja e lartë në fibra e arrave nxit rritjen e bakterit të mirë në zorrë, duke mbrojtur kështu shëndetin e zemrës dhe zorrës.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se pavarësisht se arrat janë të larta në kalori, vetëm 80% e tyre absorbohen, ndërkohë që bakteri i zorrës përdor 20% e mbetur.

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke shkaktuar 1 në 4 viktima.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook