Ish-kryeministri, Sali Berisha ka ironizuar deklaratën e bërë Edi Rama për miratimin e gjuhës shqipe, zyrtare në Maqedoni, ku është shprehur se ai ishte faktor që kjo e drejtë të votohej në kuvend.

Me anë të një statusi në Facebook, Sali Berisha e krahason kontributin e Ramës në miratimin e shqipes si gjuhë zyrtare, me kontributin e “një mize nën bishtin e kalit, në tërheqjen e karrocës”.

Postimi i Sali Berishës:

Edvini në krah të ultranacionalisteve për të mos firmosur ligjin për gjuhën shqipe të votuar në Parlamentin e Maqedonisë!

Të dashur miq, ligji për përdorimin e gjerë zyrtar të gjuhës shqipe ishte nje arritje e rëndësishme e forcave politike dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Ky ligj u bë i mundur nga marrëveshja e forcave politike shqiptare dhe mazhorancës maqedonase për të qeverisur se bashku. Në këtë kontekst merita e padiskutueshme u takon forcave politike shqiptare, te cilat kushtëzuan bashkëqeverisjen me miratimin në përputhje me marrëveshjen e Ohrit të ligjit për gjuhët.

Debati për këtë ligj vazhdon prej vitesh. Deklarata e djeshme e Edi Ramës se ai është faktor që gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni, është qesharake. Rama është faktor në miratimin e ligjit aq sa është miza nën bishtin e kalit në tërheqjen e karrocës.

Të mendosh se idenë e këtij ligji nuk e kishin qëndrore udhëheqësit e forcave politike në Maqedoni, por atë ju’a urdhëroi Rama, do të thotë ti paraqesësh ata si vasalë të tij, ti reduktosh apo konsiderosh ata si politikanë pa ndërgjegje kombëtare, dhe të tillë ata nuk janë kurrë.

LEXO EDHE:  Reagojnë studentët pas konferencës së kryeministrit Rama: "Shumë pak, shumë vonë, me hile"

Po i rikujtoj Ramës se kur ata derdhnin gjak për flamur kombëtar, të drejta njerezore dhe kombëtare, gjuhën shqipe për shqiptarët në Maqedoni, ai, si kryetar bashkie vendoste në gjoksin e antishqiptarit famezi Bregoviç, çelësin e artë të kryeqytetit të Shqiperisë. Por nga ana tjeter me kete deklarate, Rama, duke i dhene vetes merita qe nuk i ka, vetem se nderhyne ne punet e brendshme te nje vendi fqinj dhe akoma me keq nxit reagimet e gatshme te ultranacionalisteve antishqiptare maqedonas dhe paraqitjen e ligjit si diktat i Tiranes.

Ai i jep shkas Presidentit te atij vendi te mos e dekretoje ate.

Duke pershendetur edhe nje here te gjitha ata qe bene te mundur votimin e ketij ligji, i rikujtoj Rames thenien e pavdekshme te Niçes se “nacionalizmi i ketij lloji eshte strofulla e fundit e horrave!”

Ketu me poshte keni mesazhe qe me kane derguar gazetare dhe qytetare shqiptar nga Maqedonia! sb

“Kryeministri Edi Rama ndezi celulat e ultranacionalisteve me deklaraten e djeshme se ai eshte faktori qe gjuha shqipe eshte zyrtare ne Maqedoni !”

 “Pershendetje eshte edhe nje aspekt tjeter tani Rama i ka dhene edhe nje argument plus presidentit te mos e dekretoje ligjin per perdorimin e gjuhes shqipe duke vertetuar tezen e tij per “plateformen e Tiranes”, dmth nje bashkepunim i qarte ndermjet PS dhe VMRO DPMNE”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook