Gjatë natës së mbrëmshme, policia rrugore ka marrë masa të rrepta dhe ka bërë kontrolle të hollësishme. 23 shoferë janë arrestuar në gjendje të dehur dhe 7 prej tyre pa patente.

Shoferët kanë rënë në pranga dhe për shumë të tjerë janë marrë masa ndëshkuese si gjoba dhe heqje të lejeve të drejtimit të mjetit.

Këto kontrolle do të jenë të herë pas hershme për të ofruar siguri, sidomos në këtë periudhë festive kur dhe dëshira për argëtim është më e madhe dhe u jep shkas të rinjve për ushtrim shpejtësie dhe thyerje rregullash.