Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e buxhetit të vitit 2016 ka konstatuar një dëm ekonomik prej rreth 149 milionë euro.

“Në Komisionin e Ekonomisë se kërkohet një planifikim më i mire i buxheteve afatmesme dhe menaxhim më i mirë borxhit tatimor”, u shpreh Bujar Leskaj

“Programimi i të ardhurave dhe parashikimi i treguesve ekonomikë mbetet pika më dobët e ciklit buxhetor që shoqërohet më pas me rishikim të shpenzimeve”, u shpreh kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Jorida Tabaku: Shqetësimi i opozitës në 4 vite ka qenë kriminalizimi i ekonomisë dhe buxheti i 2016-s e thekson këtë njëkohësisht me këtë investimet e huaja janë paralizuar. Vetëm 2 investime përbëjnë peshën kryesore. Insvetitorët e huaj largohen se ka zënë vendin krimi.

Erjon Braçe: Të shpallësh ekonominë kombëtare si informale është shumë e rëndë për 1 milion e 43 mijë të punësuar që janë të përfshirë në këtë ekonomi. Janë punëtorë legalë që paguajnë taksa dhe që formësojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto të këtij vendi.

Edhe për ministrin e Financave Ahmetaj, 2016 ka qenë një vit i mirë për ekonominë, rritje e punësimit, investimeve dhe eksporteve.

“Ekonomia shqiptare në 2016 u rrit m 3,5 për qind në terma reale. Përfaqësuesit e opozitës thanë se investimet janë të ulta, unë u them se janë 4,9 për qind e PBB. Kemi 65 mijë të punësuar të rinj”, deklaroi ai.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook