Policia e Korçës ka arrestuar 3 punonjës të gazsjellësit TAP, të akuzuar për vjedhjen e materialeve të ndërtimit.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Sotir Ramo, 45 vjeç, punëtor në TAP, Sotir Ramo, 45 vjeç, punëtor, Arben Lumani, 56 vjeç dhe Ardian Dinkallari, 48 vjeç, të dy roje të një shoqërie private.

Ja njoftimi për shtyp i policisë së Korçës.
Arrestohen në flagrancë një punëtor dhe dy roje të Shoqërisë Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në kantierin e TAP-it.

Më datë 07.04.2018, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Sotir Ramo, 45 vjeç, banues në Mborje, (punëtor në TAP).
Arben Lumani, 56 vjeç dhe
Ardian Dinkallari, 48 vjeç, të dy banues në Korçë, (me detyrë roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në TAP).

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Drenovë, shtetasve të mësipërm në mjetin me targa AA 589 AR, në pronësi të Sotir Ramos, i’u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, mjete e materiale të ndryshme ndërtimi të cilat dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur pranë kantierit të “Tap-it” ku ishin të punësuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook