Korea e Veriut reagon mbas fjalimit të Trump duke i cilësuar deklaratat e tij boshe  dhe i paralelizoi ato me lehjet e një qeni.

Gjatë fjalës së mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj Koresë së Veriut, pas kërcënimeve me raketa të kësaj të fundit.

“Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për ta shkatërruar plotësisht Korenë e Veriut, nëse nuk ka rrugëdalje tjetër për të mbrojtur veten dhe aleatët”- tha Trump.

Nga ana tjetër shumë shpejt ka ardhur edhe reagimi i parë i Koresë së Veriut nëpërmjet diplomatit  Ri Yong-ho, ku ai ka zgjedhur që ti përgjigjet Trumpit me një proverbë: “Qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”. Gjithashtu ai citoi se i vinte keq për aleatët e Trump.

Diplomati Ri pritet që të mbajë fjalimin e tij ditën e premte në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara.

Koreja e Veriut vazhdon që të prodhoj armë nukleare pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara. 

Ekpsertët pohojnë se Korea e Veriut ka bërë një progres suprizues për sa i përket avancimit në teknologjinë e armëve dhe raketave bërthamore. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook