Ç’do te thote te vdesesh “per te kuptuar rendesine e jetes”, po ja…keta koreanojugoret seç kane ca shpikje si kjo….

Koreanojugorët po tentojnë të nxjerrin mësime nga jeta duke provuar vdekjen për së gjalli. Konkurenca e fortë në vend ka krijuar një shoqëri më së shumti të palumtur, ku vetëvrasjet kalojnë me dy herë normat botërore.

Në Korenë e Jugut, shumë persona zgjedhin të futen përkohësisht për së gjalli në arkivole, për të kuptuar dhe përmirësuar të jetuarit me të tjerët.

Këtë eksperiencë e kanë kaluar mbi 25 mijë veta që prej hapjes së qendrës shëndetësore të Hiouonit në vitin 2012.

Kompania e funeraleve u shërben të rinjve por edhe pensionistëve.

Të mbyllur në arka për 10 minuta, ata mundohen të falin por edhe të pajtohen me familjet dhe shoqërinë për të jetuar më të lumtur.

“Të gjithë e jetojmë jetën shumë rrëmbimthi, me intensitet. Personin përballë e shohim si konkurrent që duhet ta mundim, jo si partner. Brenda në arkivol po mendoja se ç’kuptim ka e gjitha kjo,” deklaron një student 28-vjeçar i universitetit.

Shoqëria koreanojugore me 51 milionë banorët e saj vuan nga rivaliteti i fortë në çdo fushë të jetës.

Ekonomia e katërt më e madhe e Azisë dhe e 11-ta në botë, renditet nga fundi për nga lumturia, me një normë të vetëvrasjeve sa dyfishi i botës.

“Në qendrën tonë vijnë edhe njerëz që kanë vendosur të vrasin veten dhe të provojnë si është vdekja. Zgjedhim personat që kanë frikë ose dyshime për aktin, dhe i bindim për të kundërtën. Ata na falënderojnë,” shprehet drejtori i qendrës.

Kur je i vetëdijshëm për vdekjen dhe e përjeton atë, shton ai, jetën do e shohësh me sy tjetër.