[ngg_images source=”galleries” container_ids=”72″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Pas kërcënimeve të fundit, retorikave të çmendura dhe testeve bërthamore, Korea e Veriut ka gjetur një mënyrë tepër të veçantë për të friksuar kundërshtarët e tij. Ajo ka zhvilluar në kryqytetin e vendit  Penian, një miting të madh njerëzish të cilët mbanin pankarta të shumta nëpër duar ku shkruheshin slogane kërcënuese ndaj amerikës. 

Turma e madhe e njerëzve u bashkua në në sheshin “Kim Il Sung”, të quajtur kështu nga emri i gjyshit të diktatorit korean dhe themeluesit të Koresë së Veriut, për të ngritur zërin e tyre kundër SHBA-së.

Disa marshues mbanin në duar pankarta me slogane si “Hakmarrje” apo “Vdekje imperialistëve amerikanë”.

Turma, e përbërë nga punëtorë, zyrtarë apo studentë, dëgjohej teksa bërtisnin me të madhe “shkatërrim total” sipas agjencisë së lajmeve KCNA.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook