Hakerët e Koresë së Veriut raportojnë se kanë vjedhur dokumente ushtarake nga Koreja e Jugut, duke përfshirë dhe një plan për të vrarë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Rhee Cheol-hee, një parlamentar i Koresë së Jugut, tha se informacioni ishte nga Ministria e Mbrojtjes e shtetit të tij.

Dokumentet e zbuluara përfshijnë planet e parashikuara për luftën të hartuara nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut.

Ministri i Koresë së Jugut ka kundërshtuar të dalë në konferencë për shtyp.

Z. Rhee bën pjesë në partinë në pushtet të Koresë së Jugut dhe ulet në komitetin e mbrojtjes në parlament.

 Ai tha se rreth 235 gigabajt dokumente ushtarake janë vjedhur nga Qendra e të Dhënave të Integruara të Mbrojtjes dhe se 80% e tyre ende nuk janë identifikuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook