Koreja e Veriut ka kërcënuar Japoninë me shkatërrim nuklear , ndërsa ka kritikuar ashpër kryeministrin japonez Shinzo Abe për presion të lartë ndaj Penianit.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore të Koresë së Veriut.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Shtëpisë së Bardhë, duke përjashtuar mundësinë për bisedime me Korenë e Veriut në lidhje me programin e armëve bërthamore.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka përforcuar më tej mendimin e presidentit Donald Trump se Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, po humbet kohën duke u përpjekur të negociojë me Kim Jongun ajo është shprehur se “Tashmë nuk është koha për të biseduar”.

Ndërkohë që presidenti Trump i është drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit duke i thënë: “Ruaji energjitë, do të bëjmë atë duhet bërë”.

Peniani akuzon Aben se po përdor për qëllime politike teorinë e krizës në gadishullin Korean.

Ndërkohë që vendi komunist kreu testin e gjashtë dhe më të madh bërthamor më 3 shtator, ndërsa gjatë gjithë vitit ka hedhur një sërë raketash, përfshirë edhe dy që kanë fluturuar mbi Japoninë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook