Kosova ka dhuruar një ndeshje shumë të mirë në Southempton, duke e mbyllur sfidën me rezultatin e përgjithshëm 5:3.

Ekipi i Kosovës e nisi shumë mirë ndeshjen, teksa Berisha shënoi gol për ta, mirëpo gjithçka u kthye në pjesën e parë. Rezultati i pjesës së parë ishte katastrofik, pasi Anglia shënoi 5 gola rresht dhe 45 minutat e para përfunduan 5:1.

Kosova u kthye sërish në lojë, duke shënuar dy gola në pjesë të dytë. Berisha realizoi gol prapë, kurse Muriqi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutat e mbetura, Kosova dhuroi lojë të bukur, sikundër Anglia, por sfida u mbyll në 5:3.

Pas fitores, Anglia është në vendin e parë në grup me 12 pikë të plota. Çekia vjen e dyta me 9 pikë, ndërsa Kosova ka 8 pikë dhe është e treta. Shpresat për kualifikim ende nuk kanë humbur te ekipi i Kosovës.