Deputetët e opozitës dorëzuan mandatet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat e tij për zëvendësimin e tyre me emrat që vijnë pas kandidatëve fitues në zgjedhjet e qershorit .

Kandidatja për deputete, Ina Haxhija u ftua nga  KQZ për të zëvendësuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Por nëpërmjet një reagimi të shkurtër shoqëruar edhe me një foto të kërkesës së KQZ, ajo ka shkruar në rrjetet sociale:

 ‘Më vjen keq, por nuk e zëvendësoj dot’.