KQZ ka shkarkuar me pesë vota pro Agim Kajmakun. Vendimi u paralajmërua më parë nga nënkryetari i KQZ.

Nënkryetari Denar Biba duket se paralajmëroi gjatë fjalës së tij se kryebashkiaku i Vorës do të shkarkohet.

Biba tha sot se pavarësisht se Agim Kajmaku nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, ai penalizohet nga vendimi i Kuvendit që parashikon që në rast të fshehjes së dënimeve, funksionari publik shkarkohet nga funksioni.

Nënkryetari i KQZ-së shtoi se nga ana profesionale ai është kundër këtij vendimi, por ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të respektojë vendimin e legjislatorit.

“Jemi në një fazë shumë delikate. Morali i shoqërisë është duke u ndërtuar dhe nuk duhet harruar që dhe krimineli më i madh ka dinjitet. Organet shtetërore duhet të mbrojnë dinjitetin e çdo qenie.

Në rastin konkret zotëria që është subjekt i hetimit, dhe nga materialet që ka ardhur nga prokuroria është dyshuar, është arrestuar dhe ka pasur arrestim për të për qarkullim të monedhave të falsifikuara.

Ndërkohë, avokati i Kajmakut, Isuf Shehu theksoi se një vendim i Kuvendit nuk mund të prevalojë ndaj ligjit dhe ligji sipas tij nuk thotë se Kajmaku duhet shkarkuar në rrethanat që ai ka.