Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar në Presidencë ditën e sotme, ku u inagurua si President i ri i vendit, Ilir Meta, nuk munguan edhe batutat mes të pranishmëve.

Por ishte një batutë miqësore e cila ka shkaktuar habinë e të gjithë të ftuarëve.

“DuaLajm.com” raporton se në momentin kur Berisha dhe Basha u larguan nga ceremonia në Presidencë duke “refuzuar” t’i japin dorën Metës, shkrimtari dhe botuesi Nikollë Lesi iu drejtua Aleksandër Frangajt duke i thënë: “Sa iku doktori, e ndoqi dhe Luli”.

Por në atë moment Frangaj ia plas në mes të gjithë të pranishmëve duke i thënë Lesit: “K*r ngele gjithë jetës”, duke shkaktuar shumë habi mes të ftuarve, por nuk kanë munguar dhe të qeshurat.

Kujtojmë që Lesi dhe Frangaj kanë qenë qenë bashkëpronarë të gazetës “Koha Jonë”, dhe batuta mes tyre mund të cilësohet dhe si një shaka mes miqsh.