Në rrjetet sociale qarkullon një foto e re e “trupit të nënës” e cila po bën që gra nga të gjitha vendet të bashkohen dhe të duartrokasin.

Kjo foto i bën ato të jenë krenare për trupin e tyre, ashtu siç janë, plot defekte.

Gjithçka nisi me fushatën e Constance Hall e cila i nxiti nënat të festojnë veten e tyre sepse ato padyshim janë mbretëresha.

Constance Hall doli në skenën e mediave sociale kur postoi në Facebook, shkrimin rreth “seksit të prindërve të martuar” dhe menjëherë pasoi me një post se si të jesh një nënë e mire.

Tanimë ajo ka një “ushtri” me ndjekës dhe fansa, pasi postoi një tjetër shkrim ku ajo i kërkon nënave të: “Duan veten e tyre njësoj siç do të donin që vajzat, mbesat, fëmijët e shoqeve të donin veten e tyre” dhe si zakonisht ajo e mori vet hapin e parë dhe u bë shembull kur postoi këtë foto në rrjetet sociale, si një thirrje për ndërgjegjësimin e të githa nënave të tjera.

12509143 1069319443112880 2147008027735889127 n 300x300

Pas kësaj mijëra nëna filluan ta ndjekin Constance Hall në rrjetet sociale duke mbështetur, komentuar në lidhje me këtë ceshtje.

Ja komenti i një nëne:
“Plagët e shtatzanisë dhe shenjat e strijave i fituam duke sjellë në jetë fëmijët tanë, dhe cdo mëngjes sa herë i shikoj aq më shumë krenare ndihem për to, për fëmijën dhe vendimin tim…”

LEXO EDHE:  I vë flakën banesës, i sëmuri tenton të djegë nënën e motrat

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook