Pas një videoje të publikuar mbrëmjen e së hënës në portalin “Jeta Osh Qef” ku shfaqet një person madhor duke kryer veprime të turpshme me një fëmijë të mitur ka ardhur reagimi i policisë.

Policia bën me dije se pas verifikimeve dhe hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me Prokurorinë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:

– J. Hoxha 38 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas më datë 26.05.2018, në një ambient të pabanuar, në qytetin e Kavajës ka kryer vepra të turpshme me shtetasin e mitur M. A. rreth 10 vjeç.

Shtetasi J. H. gjatë momentit të intervistimit ka shfaqur shenja të çekuilibrit mendor.

Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vepra të turpshme”, parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook