Krijimi i Ushtrisë së Kosovës duket se ka “tronditur” Serbinë, dhe një fakt i tillë mund të vërtetohet edhe nga vëmendja kryesore që i është këtij lajmi në mediat serbe.

“MBAROI! Ata formuan ushtrinë e tyre. Thaçi dhe Haradinaj nuk e fshehin buzëqeshjen”, shkruan “Aio”, një prej mediave më të mëdha serbe.

E njëjta gazetë shkruan se ushtria serbe po pret urdhrin për të ndërhyrë në Kosovë, por nuk ka asgjë zyrtare lidhur me këtë lajm.

Ndërsa “Blic” shkruan se Kosova u pushtua me ngritjen e ushtrisë së saj me ndihmën e SHBA-ve duke dhënë detaje mbi votimin.

“Katër blinda kanë bllokuar rrugën për të shkuar në jug të Mitrovicës, ndërkohë që helikopterë të NATO-s fluturojnë pa pushim mbi Prishtinë”, shkruan Blic.

Ndërkohë, “Kurir” ka gjithashtu lajm të parë votimin e ushtrisë së Kosovës duke shkruajtur se në sallë gjenden edhe deputetë serb.