Një denoncim për vjedhje është raportuar në Shijak, ku burri akuzon bashkëshorten e tij se i ka vjedhur paratë.

Më datë 26.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.K., vjeç 34, banuese në Shijak, pasi dyshohet se bashkëshorti D.K., vjeç 34, kallëzon se para një jave bashkëshortja, në banesë i ka vjedhur një shumë lekësh”, raporton policia.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur nëse pas kësaj ngjarjeje fshihet 34-vjeçarja, apo është një hakmarrje e të shoqit për motive xhelozie.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook