Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Agios Athanasios të Selanikut, ku një 45-vjeçar u gjet i vdekur dje pasdite pranë një sheshi lojrash.

Sipas hetimeve u zbulua që krimi është kryer nga djali i tij, 20-vjeçari i cili tregoi se e ka goditur babin e tij në vendin ku u gjet i pajetë.

45-vjeçari ka humbur jetën pas një grindjeje me të birin, madje mes tyre kanë ndërhyrë dhe persona të tjerë për t’i ndarë por nuk ia kanë arritur. Sipas të dhënave të para të mjekësisë ligjore thuhet se trupi i shqiptarit ka pësuar trauma të forta, madje edhe thyerje të hundës.

Hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në vdekjen e 45 vjeçarit po vijojnë, ndërkohë që autori tashmë është arrestuar. Mediat greke raportojë se djali ka rrahur egërsisht babanë deri në vdekje, por hetimet dhe autopsia do të përcaktojnë përfundimisht shkakun e vdekjes së 45-vjeçarit.

Dëshmitare në këtë rast është një grua e re shqiptare, e cila mendohet se ka parë gjithçka mbi ngjarjen e rëndë.