Kanë dalur detaje të reja për krimin në familje që ndodhi mbrëmjen e sotme në Durrës, ku 42-vjeçari Çlirim Shaholli ka ekzekutuar bashkëshorten e tij, Adriana.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia 42-vjeçari e ka pranuar krimin duke u shprehur se në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë dhe koka i ka rënë në dysheme.
“Nuk doja ta vrisja gruan time. Të mjerët ne çfarë na gjeti na ndodhi hataja. Kam 6 kalamaj, kush do mi ushqejë tani. Kishin një sherr se kishin vapë dhe unë i thashë ngriu hap dritaren. Ajo më shtyu dhe unë e shtyva. Gruaja ra në çimenton e shtëpisë dhe përplasi kokën. Unë e pashë që ishte ne gjendje të rëndë dhe e dërgova në spital”– ka thënë në gjendje të rënduar burri.
Çifti me origjinë nga Korça ishin prindër të 6 fëmijëve, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
Mësohet se ata kanë pasur konflikte të herëpashershme dhe se gjendja e tyre ekonomike ishte tejet e varfër.
Viktima ishte personi i vetëm që punonte në shtëpi, ndërsa autori i krimit ishte i papunë.
Informacion paraprak
Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia Ardiana Shaholli. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Çlirim Shaholli. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook