Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Memailaj të Gjirokastrës, ka shokuar edhe njëherë më shumë opinionin pubilk.

57-vjeçarja Antoneta Myrtaj, e cila u godit me sqepar nga bashkëshorti i saj Ferik Myrtaj, ka rrëfyer momentin e tmerrshëm që përjetoi.

“Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte”, tregon ajo.

Antoneta rrëfen se bashkëshorti është penduar për krimin, por tashmë ka frikë për jetën e saj, sepse ka tre vajza për të rritur.

Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Kam frikë se do më vrasë”, shtoi Antoneta.

Antoneta Myrtaj u qëllua disa herë nga burri i saj me sqepar në kokë dhe trup e për pasojë ka marrë disa plagë të rënda, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë bashkëshorti i saj u arrestua menjëherë pas krimit në banesën e tij në Memaliaj të Gjirokastrës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook