Gjatë fjalimit të tij në samitin e Dytë të Diasporës njëlloj edhe si studentëve në mënyrë të tërthortë duke thumbuar i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha i cili nuk ishte prezent në eveneimentin e zhvilluar, “Kur Do flasim?”.

“Unë ju them vetëm një gjë atyre që ishin të ftuar dhe nuk erdhën sot. Ju them vetëm një gjë: ‘Kur do flasim’”- tha Rama.

Ndërkohë në axhendë ishte parashikuar që Basha të ishte pjesmarrës në Samitin e Dytë të Diasporës por kreu i opozitës e refuzoi atë me pretendimin se:

“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit“.