Ballina Kronike 1.3 ton kanabis në Kavajë, Prokuroria merr vendimin për 5 të pandehurit

1.3 ton kanabis në Kavajë, Prokuroria merr vendimin për 5 të pandehurit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të pesë të arrestuarve, Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu dhe Skerdi Sina, të cilëtt u kapën më 147 korrik 2017, në fshatin Bago të Kavajës, teksa po përpiqeshin të trafikonin 1.3 ton kanabis.

Droga po transportohej me dy automjete drejt Plazhit të Gjeneralit, që më pas të nisej për në Itali.

Gjatë momenteve të transportimit, policia ka ndërhyrë në arrestimin e personave të përfshirë në trafik.

Gjithashtu, u bllokua edhe një mjet lundrues tip gomone pranë bregut të detit, me të cilën sasia prej 1.3 ton kanabis do trafikohej drejt Italisë.

Njoftimi i Prokurorisë së Krimeve
Me datë 08 korrik 2018, Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal të vitit 2017 (për ngjarjen e 14 korrikut 2017) rreth orës 02:20, në fshatin Bago, Kavajë, në ngarkim të të pandehurve:

1. Joni Sadikaj, lindur dhe banues në Tepelenë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare. I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

2. Kejvi Hajdari, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare. I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

3. Nertil Shehu, lindur dhe banues në Vlorë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare. I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

4. Roland Hysenbelliu, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare. I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

5. Skerdi Sina, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare. I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, në vlerësimin tërësor të provave të grumbulluara organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se të dyshuarit Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu dhe Skerdi Sina kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të lëndës narkotike në sasinë prej 1359.1 (një mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë pikë një) kg trafikim ky i cili nuk është realizuar si rezultat i ndërhyrjes të shërbimeve të policisë Kavajë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook