Ballina Aktualitet 14 thasë me drogë në banesë, arrestohet 1 person në Fushë-Krujë, shpallen...

14 thasë me drogë në banesë, arrestohet 1 person në Fushë-Krujë, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Foto ilustruese

Policia e Krujës ka arrestuar një person dhe ka shpallur tre të tjerë në kërkim pasi akuzohen për trafik droge.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasve në fjalë iu gjetën e sekuestruan në banesë 14 thasë me lëndë narkotike e llojit Marijuanë, me peshë totale 103 kg e 640 gram.

Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte pa leje, 8 fishekë dhe një automjet tip “Benz”.

Njoftimi i Policisë
Më datë 20.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve O.H, A.H dhe J.H, vjeç 31, 35, 31 e 24, banues në fshatin Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall, Fushë-Krujë, pasi në Fushë-Krujë, në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe bllokuan 14 thasë me lëndë narkotike e llojit Marijuanë, me peshë 103 kg e 640 gr, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”. Neni 283/2, 242 e 280 të Kodit Penal