Ballina Aktualitet 17-vjeçarja nga Tirana tenton të vrasë veten, rëndë në spital

17-vjeçarja nga Tirana tenton të vrasë veten, rëndë në spital

Një 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës, duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja u regjistrua gjatë ditës së djeshme.

Sipas të njëjtave burime, vajza me inicialet G.H., mbërriti në gjendje të rëndë në QSUT, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe motivit që e çuan adoleshenten drejt aktit të vetëflijimit.

“Më datë 20.02.2018, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia G.H, 17 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook