Ballina Kronike 22-vjeçarja nga Durrësi bie nga autobuzi, arrestohet shoferi

22-vjeçarja nga Durrësi bie nga autobuzi, arrestohet shoferi

Një vajzë 22-vjeçare ka rënë nga dera e autobusit. Ngjarja ka ndodhur te “Ura e Dajlanit” në Durrës.

Sipas policisë, mësohet se vajza është dërguar për ndihmë ën spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa u prangos shoferi ia autobusit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., vjeç 53, banues në Durrës, pasi rreth orës 08:30, në lagjen nr. 13, te “Ura e Dajlanit”, në Durrës, duke drejtuar mjetin autobus, është rrëzuar nga dera e autobusit  shtetasja B. G., vjeçe 22, banuese në Durrës, e cila  ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook