Ballina Aktualitet 24-vjeçari humbi jetën aksidentalisht në punë, në pranga administratori i firmës dhe...

24-vjeçari humbi jetën aksidentalisht në punë, në pranga administratori i firmës dhe dy persona të tjerë (Emrat)

Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Por policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar informon se janë arrestuar administratori i firmës së ndërtimit, drejtuesi teknik dhe një punëtor.

Të arrestuarit janë Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek Pogradec, Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, ( punëtor), dhe Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 17.09.2018, në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec,” informoi policia e Librazhdit

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.