Ballina Aktualitet 26-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, ja çfarë iu gjet pranë trupit

26-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, ja çfarë iu gjet pranë trupit

 

Një 26-vjeçar është gjetur i vdekur nga familja e tij në qytetin e Vlorës gjatë ditës së djeshme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të paradites, në lagjen “28 Nëntori”, ku shtetasi me iniciale A.I., është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Dyshohet se i riu ka kryer vetëvrajse duke prerë damarët, pasi pranë trupit iu gjet një thikë.

Njoftimi i Policisë
Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”,  është kostatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç. Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët. Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë). Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook