Ballina Bota 35 vite burg për bandën shqiptare , qarkullonte drogë në Britani me...

35 vite burg për bandën shqiptare , qarkullonte drogë në Britani me vlerë marramendëse.

Një rrjet trafikuesish droge mes tyre dhe disa shqiptarë janë arrestuar në britani duke ju dhënë dënimi prej 99 vitesh burg pasi kishin transportuar rreth 1 milion paund kokainë në West Midlands.

Ne aksionin e sotshëm të policisë, 13 persona përfunduan në pranga mes tyre dhe disa shqiptarë, ndërsa u kapën me kokainë me vlerë nga 500,000 paund në dy raste.

Sipas hetimeve nga policia sekrete britanike, banda përveç shtrirjes së saj në West Midlands ishte vendosur edhe në Kingswinford, ndërsa një kg kokainë u shitej shqiptarëve me 35 mijë paund, ndërsa këta të fundit përfitonin nga e gjithë kjo mbi 100 mijë paund në shitjet me pakicë.

Udhëheqësi i grupit ishte një 29 vjeçar i quajtur Craig Davies.

Arrestimet u kryen përgjatë dy muajve, ndërsa kokaina ishte në masën më të lartë të pastërtis deri në 90% , e cila nisej nga Londra nëpërmjet makinave, shkruajnë mediat britanike. 

Pagesat e parave të gatshme nuk u zhvillua në të njëjtën kohë dhe shpesh u stivosën gjatë gjashtë muajve të mbikëqyrjes policore deri në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjatë hetimeve janë zbuluar të paktën 17 pika të shitjes së drogës, por hetuesit janë shumë më tepër.

Të arrestuarit shqiptarë janë :

Shqiptarët e dënuar:

Ylber Cami, udhëheqësi i bandës shqiptare u dënua me 10 vjet.

Eraldo Cami, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg.

Emil Cami, u dënua me 7 vite burg.

Emri Kaziu, me 4 vite e 6 muaj.

Elsid Kopani, u dënua me 9 vite burg.

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakMonika Kryemadhi mesazh te ndjerit Gjovalin Kadela : “Nuk mund të largohesh kështu…”
Artikulli tjetërVideo-skandali, tanimë fëmijët e vegjël i këndojnë dhe hashashit