Ballina Aktualitet 350 mijë Euro drogë në sediljen e makinës, si u kap trafikanti...

350 mijë Euro drogë në sediljen e makinës, si u kap trafikanti shqiptar në Itali (Foto)

Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge.

Kanë qenë sinjalizimet e investigatorëve italianë që informuan policinë se shqiptari kishte udhëtuar një ditë më parë drejt jugut të Italisë, për të tërheqjen e një sasie të konsiderueshme të droge, që bënë të mundur arrestimin e shqiptarit.

Në automjetin e tij të tipit Renault u sekuestruan rreth 70 kg drogë e llojit marijuanë, e ndarë në 4 thasë.

Sipas policisë italiane, nëse kjo sasi lënde narkotike do të shitej në treg do të arrinte vlerën e 350 mijë eurove.

Ndaj shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u lëshua urdhëri i arrestimit me burg, ndërsa automjeti është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook