Ballina Kronike 4 milionë Euro kokainë dhe 230 mijë Euro “cash”, ja vendimi që...

4 milionë Euro kokainë dhe 230 mijë Euro “cash”, ja vendimi që mori gjykata për dy vëllezërit shqiptarë (Emrat)

Gjykata e Como-s ka dënuar me burg dy vëlezërit shqiptar që u kapën në muajin mars të këtij viti.

Ata janë dënuar me nga 9 vite burg secili nga gjyqtarja Maria Luisa Lo Gatti, pas një procesi me gjykim të shkurtuar.

Policia italiane prangosi dy vëlezërit: Qazim dhe Adi Norja, pasi në banesën e tyre në Inverigo, u zbulua një sasi e madhe droge.

Gjatë operacionit të kryer nga Guardia di Finanza, në banesën e dy vëllezërve u zbulua e sekuestrua 32 kg kokainë, e ndarë në 29 pako me mbishkrimin “Duce”.

Vlera e kokainës së sekuestruar kap shifrat 4 milionë Euro, gjithashtu në banesë policia gjeti dhe 230 mijë Euro “cash”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook