Ballina Kronike 42-vjeçari mbërriti i vdekur në spitalin e Dibrës, Policia jep detajet e...

42-vjeçari mbërriti i vdekur në spitalin e Dibrës, Policia jep detajet e para: Personat që e shoqëruan…

Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Dibrës, ku një 42-vjeçar u dërgua i vdekur në spital.

Burime zyrtare nga Policia e Dibrës bëjnë me dije se po punohet intensivisht për zbulimin e identitetit të dy personave që dërguan viktimën në spital, të cilët më pas u zhdukën.

Nga kqyrja e trupit të viktimës, eksperti mjeko-ligjor deklaroi paraprakisht se vdekja i ka ardhur nga një plumb që ka marrë në kraharor.

Policia ka sekuestruar telefonin e të ndjerit, ku aty mund të zbulohet motivi i vrasjes së tij, apo identifikimin e autorëve, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur shoqërimin e personave me të cilët dyshohet të jetë shoqëruar dibrani orëve të të mbrëmjes.

42-vjeçari u dërgua i pajetë në spitalin e Dibrës rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook