Ballina Aktualitet 55-vjeçari terrorizon fqinjët duke qëlluar në ajër, por e pëson keq

55-vjeçari terrorizon fqinjët duke qëlluar në ajër, por e pëson keq

Një 55-vjeçar nga fshati Priskë e Madhe e ka pësuar keq pasi qëlloi me armë në ajër duke tmerruar komshinjtë.

55-vjeçari me inicialet A.B., ka përfunduar në prandat e policisë së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 55, banues në fshatin Priskë e Madhe, pasi në këtë fshat, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë, duke prishur qetësinë publike. Punohet për gjetjen e armës. Nenet 278/2 e 274 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook