Ballina Kronike 6 persona përfshihen në një sherr me thika në Sarandë, policia konstaton...

6 persona përfshihen në një sherr me thika në Sarandë, policia konstaton edhe drogë

Një sherr ka prekur dje qytetin turistik të Sarandës duke prishur qetsinë publike ku 6 persona u konfliktuan me njëri tjetrin për motive të dobëta.

Policia ka proçeduar në gjendje të lirë të 6 personat dhe ka shpallur një person tjetër në kërkim, mësohet se ata janë konfliktuar me sende të forta por edhe me armë të ftohtë ku policia ka sekuestruar një thikë bashkë me një sasi prej 741 gram Canabis Sativa që iu gjet gjatë kontrollit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Më datë 16.08.2017 rreth orës 22:00, në qëndër të fshatit Xarrë,Konispol, një grup shtetasish, konkretisht, F.D., N.Gj., P.N., A.N., K.Sh., janë konfliktuar për motive të dobëta  dhe janë goditur me sende të forta me shtetasit V.Ç., Dh.Ll., dhe L.Ç..

Për pasojë shtetasit e lartëpërmendur kanë marrë edhe disa dëmtime të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi F.D., është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Tiranës.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë të ftohtë, mjet prerës (thikë). Gjithashtu gjatë kontrollit që policia ka ushtruar  në banesën e shtetasit K.Sh., kanë konstatuar një sasi me rreth 741 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Ndaj shtetasve N.Gj., A.N., P.N., F.N., L.Ç., V.Ç., ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” ndërsa është bërë shpalljen në  kërkim të shtetasit K.SH., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 283 të Kodit Penal.