Ballina Aktualitet 8 Media apelojnë në KQZ për ligjin e reklamave (FOTO)

8 Media apelojnë në KQZ për ligjin e reklamave (FOTO)

Drejtuesit e tetë mediave kanë dërguar një letër në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas vendimit të dy partive më të mëdha në vend që i detyrojnë që të transmetojnë reklama dhe spote pa pagesë për partitë parlamentare dhe jo parlamentare në zgjedhjet e 25 qershorit. 

“Dualajm.com” publikon deklaratën e bërë nga drejtuesit e tetë mediave. Kjo është deklarata e plotë:

“Pasi u konsultuam me juristët tanë dhe avokatët më të njohur në vend, referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 81 që përcakton hierarkinë dhe procesin ligjvënës, germa C, “Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Vendore”, është ligji që parashikohet në Kushtetutë dhe renditet në ligjet që miratohen me shumicë të cilësuar prej 3/5 e deputetëve të Kuvendit, ndërsa ligji për Partitë Politike nuk parashikohet në Kushtetutë, pra është ligj i thjeshtë që miratohet edhe me gjysmën e votave plus 1 të deputetëve të pranishëm dhe pas opinionit të tyre ligjor, ne, përfaqësuesit e mediave kryesore, unanimisht vendosëm t’u njoftojmë se:

Ligji i zbatueshëm për transmetimin e reklamave dhe partive politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, 25 qershor 2017, është Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i cili prevalon mbi ligjin e partive politike”.