Ballina Aktualitet Abuzoi me tenderat, burg për ish-drejtorin e Përgjithshën të Burgjeve

Abuzoi me tenderat, burg për ish-drejtorin e Përgjithshën të Burgjeve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 5 vite burg ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.

Zoto akuzohet për afera korruptive dhe abuzim me tenderat e ushqimeve në burgje. 

Ka qenë dëshmia e ish-zëvendësit të tij, Iljaz Labi, e cila ka “fundosur” ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve.

Ish-drejtori i Burgjeve Zoto akuzohet se së bashku me Labin, tashmë i penduari i drejtësisë, favorizonin një grup biznesmenësh, të cilët hynin në tendera fiktivë dhe i fitonin ato, ku përfitonin 20 milionë lekë.

Prokuroria u bazua tek një sërë telefonata të përgjuara për ndërtimin e akuzave ndaj tyre, ku një prej biznesmenëve ka thënë se do të merrte vulën në Drejtorinë e Burgjeve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook