Ballina Kronike Administratorja e bazës së prostitucionit online habit gjykatën : E bënin me...

Administratorja e bazës së prostitucionit online habit gjykatën : E bënin me dëshirë, nuk e dija që…

SHPËRNDAJE

Kanë dalë sot përpara Gjykatës së Tiranës, tetë djem dhe vajza që kishin zgjedhur si profesion ofrimin e seksit online.

Administratorja e bazë së prostitucionit virtual, Dafina Tresa ka habitur trupin gjykues me dëshminë e saj.

Ajo deklaroi se nuk ishte në dijeni që kishte kryer një vepër penale: “Nuk e dija që ky aktivitet është vepër penale”

Ndërsa prokuroria e akuzon për “Përshtatje ambientesh për shfrytëzim prostitucioni, rekrutim vajzash për prostitucion”, 32-vjeçarja Tresa ka mohuar akuzën dhe deklaroi se: “Vajzat bënin çdo gjë me dëshirën e tyre”.

Mësohet se në përfundim të seancës gjyqësore ndaj tutores së 7 studentëve u caktua masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Comments

comments