Ballina Aktualitet Adoleshentja largohet nga shtëpia, babai bën denoncim në polici

Adoleshentja largohet nga shtëpia, babai bën denoncim në polici

Një 17-vjeçare ka rezultuar e zhdukur që prej ditës së djeshme. Bëhet fjalë për vajzën me iniciale E.P., banuese në Vorë.

Ka qenë pikërisht babai i adoleshentes, personi që është paraqitur në komisariat, ku ka ngritur një denoncim për humbjen e vajzës së tij.

Babai i vajzës ka deklaruar se 17-vjeçarja nuk është kthyer më.

Ai kishte kërkuar fillimisht tek të afërmit por askush nuk dinte gjë për vendosjen e së miturës.

Nuk dihet nëse adoleshentja ka pasur ndonjë debat me prindërit para se të largohej.

Për momentin policia tregohet e rezervuar lidhur me detajet.

Bëhet me dije se uniformat blu kanë nisur kërkimet për vajzën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook