Ballina Aktualitet Agimi i Artë “pushton” Bularatin, historiani shqiptar publikon pamjet (FOTO)

Agimi i Artë “pushton” Bularatin, historiani shqiptar publikon pamjet (FOTO)

Historiani i njohur Arben Llalla ka publikuar, fotot e kolonelëve, gjeneralëve dhe nazistëve grekë të “Agimit të Artë”, siçi i quan ai të cilët ishin në Bularat gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore të Kostandin Kacifës.

Llalla tregon me emra nacinalistët grekë që janë sot në Bularat.

Ndër të tjerë evidentohen Theodhoris Theodhoraqis, drejtues i lartë i sigurimit të partisë naziste Agimi i Artë, Koloneli grek Anestit Katsis, Gjenerali-Major i ushtrisë greke, eurodeputet i partisë naziste i Agimit të Artë, Eleftherios Sinadhinos.

Më tej, historiani shprehet se grekët varrosën sot flamurin.

“Budallëqet e grekëve, varrosin flamurin. Por flamuri nuk varroset o të mjerë. Në asnjë vend të botës nuk varroset flamuri kombëtar, por kjo duhet të jetë shenjë e vetshkatërrimit të tyre…”, shkruan Llalla.