Ballina Aktualitet Aksident i çuditshëm në Kuçovë/ Kali përplaset me “Opel”-in, bën për spital...

Aksident i çuditshëm në Kuçovë/ Kali përplaset me “Opel”-in, bën për spital shoferin

Një aksident “i çuditshëm” ka ndodhur në Kuçovë, ku një automjet është përplasur me një kalë.

Nga përplasja, ka pësuar dëmtime shoferi, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Më datë 02.07.2018, në Kuçovë, shtetasi V. B., vjeç 60, banues në Kuçovë, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Opel”, është përplasur me një kafshë (kalë), ku për pasojë drejtuesi i mjetit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim”, njoftoi policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook