Ballina Aktualitet Aksident fatal në Librazhd, motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi maqedonas

Aksident fatal në Librazhd, motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi maqedonas

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas .

Sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se ka humbur jetën një shtetas nga Maqedonia identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Aksidenti ka ndodhur pranë Urës së Bushtricës.

Viktima udhëtonte me një motor dhe në një moment ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit që ka humbur jetën në vend.

Burimet tregojnë se viktima po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook