Ballina Aktualitet Aksident i rëndë me tre të plagosur në Qafë Thanë. Bie furgoni...

Aksident i rëndë me tre të plagosur në Qafë Thanë. Bie furgoni në humnerë

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd Qafë-Thanë. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë në spitalin e Librazhdit.

Sipas të dhënave, mjeti i aksidentuar ka qenë një furgon mallrash me drejtues shtetasin Markel Merkolli 32 vjeç dhe bashkë me të kanë qenë dhe Endri Merkolli 22 vjeç dhe Kristo Çika 31 vjeç. 

22 vjeçari është më rëndë se dy personat e tjerë ndaj do të transportohet për në Tiranë për të marë një shërbim më të specializuar. Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në humnëre, në 40 metra lartësi.