Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen rëndë 4 persona

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen rëndë 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në aksin Elbasan – Librazhd, ku dyshohet për 4 të plagosur.

Sipas informacioneve të para, mësohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Burimet nga vendi i ngjarjes thanë se një makinë tip “Audi” është përplasur kokë më kokë me një “Volkswagen”.

Policia dhe ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bëhet transportimi i të plagosurve drejt spitalit.

Njoftimi i policisë
Në unazën Elbasan, në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan, mjeti tip “Golf” me targa AA 280 BU, me drejtues shtetasin Sh. H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 824 HP, me drejtues shtetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere që ndodheshin në këto mjete, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA 280 BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.