Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Fier-Seman, makina përplas një fëmijë

Aksident i rëndë në Fier-Seman, makina përplas një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fier-Seman.

Burime nga policia thanë se një makinë ka përplasur një fëmijë, duke e lënë në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, shoferi i makinës tip ‘Skoda’ me inicialet A. Xh., është shoqëruar për komisariat.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Fermë-Çlirim.

Fëmija me inicialet V. G., është nisur për në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.