Ballina Kronike Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën burrë e grua

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën burrë e grua

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vashtemi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:26, ku shtetasi S.N, 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 2 persona kalimtarë në rrugë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Korçës ku kanë ndërruar jetë”.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.